Tek Interi nuk dorëzohen për titullin, Mkhitaryan: Do të luftojmë deri në fund për fitimin e kampionatit

Futboll

Tek Interi nuk dorëzohen për titullin, Mkhitaryan: Do të luftojmë deri në fund për fitimin e kampionatit

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 17:26
Tek Interi nuk dorëzohen për titullin, Mkhitaryan: Do të luftojmë deri në fund për fitimin e kampionatit

Edhe pse Napoli është 15 pikë larg, tek Interi besojnë ende në fitimin e Serie A. Skuadra e Spallettit po “fluturon”, por Henrikh Mkhitaryan nuk është dorëzuar akoma.

Në prononcimin për shtypin përpara takimit shtëpiak ndaj Udineses, mesfushori armen u ndal te gara për titullin kampion në Itali.

“Ka ende shumë ndeshje deri në fund: gjithçka është e mundur. Do të luftojmë deri në fund për fitimin e kampionatit.

Duhet të mos humbasim më pikë. Kritikët e parë jemi ne vetë. Nuk ka rëndësi se çfarë ka ndodhur më parë, rëndësi ka se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen”, u shpreh 34-vjeçari armen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat