Ancelotti: Nuk e kemi mendjen te Liverpooli, Benzema do të mungojë ndaj Osasunës

Futboll

Ancelotti: Nuk e kemi mendjen te Liverpooli, Benzema do të mungojë ndaj Osasunës

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 19:36
Carlo Ancelotti

Duke folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Osasunas, trajneri Carlo Ancelotti bëri një bilanc të sezonit të tij te Real Madrid.

Ai foli dhe për situatën e dëmtimit të Benzema-s.

“Duhet të përgatitemi për të gjitha ndeshjet sikur të ishin të fundit dhe po e bëjmë këtë gjë.

Qëllimi është që të ulim distancën me Barcelonën.  

Nesër Rodrygo do të jetë titullar, nuk ka konkurrencë mes tij dhe Vinicius sepse mund të luajnë së bashku.

Benzema? Nuk duam të rrezikojmë me të, ai është i lodhur dhe nuk do të jetë në këtë ndeshje.

Tani le të mos mendojmë për Liverpool-in, por vetëm për Osasunan.

Nuk do të bëjmë xhiro duke menduar për ndeshjen e së martës, ka një ndryshim mes kampionatit dhe Champions League”, deklaroi strategu i Los Blancos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat