Potter i shqetësuar për rinovimin e kontratës së Mount

Futboll

Potter i shqetësuar për rinovimin e kontratës së Mount

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 00:20
Mason Mount

Graham Potter ka pranuar që situata e kontratës së Mason Mount në Chelsea është e “komplikuar” me anglezin që është lidhur me një kalim në Liverpool 

Plejmejkeri 24 vjeçar është në kontratë me skuadrën nga Stamford Bridge gjatë tërë 2024-ës, por nuk është arritur pajtimi për një zgjatje të kontratës me produktin e Akademisë së Bluve.  Thuhet se këtu janë duke ndikuar disa skuadra, me ato të Premier Ligës që janë duke kërkuar përforcime kreative në mesfushë, por Potter shpreson që një kompromis mund të arrihet me Mount dhe agjentët e tij që do t’i përshtatet të gjitha palëve.

“Është gjithmonë e komplikuar. Do ta lëmë në mes të Mason dhe klubit. Ai ka qenë fantastik me ne. Natyrisht, shpresoj që kjo të zgjidhet shpejt”, ka thënë trajneri i Chelsea kur është pyetur në lidhje me diskutimet për vazhdimin e kontratës së Mount. 

Mund të ndodh që Mount duhet të shitet në verë derisa Chelsea mund të kërkojë një shumë të konsiderueshme parash, derisa pritet që një eksod i futbollistëve të largohet nga Londra Perëndimore në verë pasi që Blutë po kërkojnë që të rikuperojnë disa para që ata kanë shpenzuar gjatë afatit kalimtar të fundit. Pierre-Emerick Aubameyang është një tjetër futbollist i cili do të largohet, por Potter ka insistuar që gabonezi ende ka një rol për të luajtur për skuadrën. Ai tha se sulmuesi, i cili ka shënuar vetëm tre gola këtë sezon dhe nuk është madje as në skuadrën prej 25 futbollistësh të Ligës së Kampionëve. 

“Pierre mbetet një pjesë e rëndësishme e kësaj skuadre, asgjë nuk është shënuar në gur, përkushtimi i tij ka qenë gjithmonë i mirë”. 

Chelsea ka nevojë për dikë që fillon të kontribuojë me gola në sulm, pasi që kanë shënuar vetëm gjashtë gola në 10 ndeshjet e tyre të fundit prej që filloi sezoni pas përfundimit të Botërorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat