Superiorja, “luftë” për kreun por edhe në zonën e ftohtë

Futboll

Superiorja, “luftë” për kreun por edhe në zonën e ftohtë

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 11:41
Logo e Superiores

Java e 22-të e “Abissnet Superiore” ndahet mes të shtunës dhe të dielës që do të kulmojë me ndeshjen Egnatia-Vllaznia në orën 13:00.

Përballje direkte për zonën europiane me dy skuadra që vijnë në një moment optimal pasi rrogozhinasit janë vetëm 4 pikë larg shkodranëve dhe tashmë mund të shikojnë drejt zonës së sipërme të klasifikimit ndërsa Vllaznia ende pa asnjë pikë këtë sezon ndaj Egnatias, do të kërkojë të thyejë mallkimin për të vijuar rrugën e sukseseve pas dy të tillave të arritura ndaj Kukësit dhe Tiranës.

Po të dielën në orën 13:00, Tirana kryesuese sfidon Kastriotin e fundit të klasifikimit. Rikthimi i Emiljano Celës në stol mund të ndryshojë ritmin e skuadrës krutane në telashe pas disa rezultateve negative rresht ndërsa Orges Shehi dhe kampionët që drejton, do të mbyllin një cikël me 4 transferta rresht për të hedhur pas krahëve edhe humbjen e Shkodrës.

Raundi i kësaj fundjave nis të shtunën me tre orare të ndryshme ku fillimisht në orën 13:00 Laçi pret Bylisin.

Të dyja skuadrat nuk po kalojnë moment pozitiv pas disfatave respektivisht ndaj Egnatias dhe Partizanit por ballshiotët janë në emergjencë totale pasi nuk po arrijnë të shkëputen nga zona e ftohtë. E shtuna nxehet në orën 16:00 me sfidën direkte të mbijetesës mes Teutës dhe Kukësit.

Me nga 25 pikë në klasifikim, tyë dyja skuadrat do të kërkojnë të mos lëshojnë terren prandaj pritet një sfidë shumë e ekuilibruar në “Niko Dovana”.

Në orën 19:00, Partizani sfidon Erzenin e vendit të katërt.

Një ndeshje shumë delikate për të kuqtë përballë surprizës së sezonit. Si rrallëherë, diferencat mes dy skuadarve janë shumë të vogla edhe pse Colella nuk dëshiron të dëgjojë për rezultat tjetër veç fitores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat