Kur ekipi serb rrëzohet në Prizren, Liria shënoi suksesin më të madh në histori

Futboll

Kur ekipi serb rrëzohet në Prizren, Liria shënoi suksesin më të madh në histori

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 shkurt 2023 Në ora: 14:16
KF Liria 1988-1989, nga e majta në këmbë: Rexhep Gaxholli, Milenko Bjeliq, Ivica Cvetanovski, Lulzim Berisha, Behajdin Gjinali, Besim Nikoliqi. Ulur nga e majta: Bedridin Gjinali, Harun Isa, Osman Ramadani, Nedim Tutiq dhe Sahit Kelmendi.

Në fund të muajit gusht përkatësisht me 31 gusht të vitit 1988, ekipi i Ligës së Parë të ish Jugosllavisë, Radniçki i Nishit, rrëzohet në stadiumin në Prizren, në një atmosferë madhështore, ku ishin të pranishëm mbi 5 mijë shikues.

Sulmuesi Rexhep Gaxholli me shokë treguan lojë të madhe, duke e eliminuar ekipin serb nga garat e Kupës siç quhej atëkohë “Marshall Tito” në futboll. 

Prizrenasit e fitojnë takimin me rezultat 1:0 falë golit të Besim Nikoliqit, që e kishte realizuar në minutën e 43-të.

Pasi që prizrenasit e kishin humbur takimin e parë në Nish me 1:0, u desh që penalltitë të përcaktojnë kualifikuesin për në çerekfinale.

Liria me penallti u tregua më e suksesshme duke fituar me rezultat 2:1.    

Portieri i Lirisë, Milenko Bjeliq  priti katër penallti, të Mitroviqit, Llukiqit, Momçilloviq, e Manojlloviq dhe golin e vetëm nga penalltia për mysafirët e shënoi Jakshiq.

Për Lirinë realizuan nga penalltitë: Zenel Luma e Nedim Tutiq, dështuan Besim Nikoliqi e Osman Ramadani.  

Liria – Radniçki 1:0 në kohë të rregullt – 2:1 me penallti

Stadiumi në Prizren.
Shikues: 5.000.

Shënues: Besim Nikoliqi (43’).

Liria: Milenko Bjeliq, Besim Çejku, Ivica Cvetanovski, Besim  Nikoliqi, Behajdin Gjinali, Bedredin Gjinali, Zenel Luma, Nedim Tutiq, Rexhep Gaxholli (Gëzim Hasi), Osman Ramadani dhe Sahit Kelmendi.

Radniçki: Peiq, Millosheviq, Momçilloviq, Kuzmanoviq, Bankoviq, Vishniq, Jakshiq, Rinçiq (Antonieviq); Mitroviq, Manojlloviq dhe Miçiq (Llukiq).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat