Formacionet zyrtare të Chelseat dhe Southampton

Futboll

Formacionet zyrtare të Chelseat dhe Southampton

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Stamford Bridge” do të jetë nikoqir i përballjes mes Chelseat dhe Southamptonit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 24 të Premier Ligës.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Chelsea barazoi 1:1 me West Hamin, kurse Southamptoni u mposht 2:1 nga Wolverhampton.

Momentalisht, Chelsea renditet në vendin e 10 në tabelë me 31 pikë të arkëtuara, krahas Southamptonit që zë vendin e fundit me vetëm 15 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Broja, Kante, Mendy, Pulisic dhe Sterling, kurse te Southamptoni mungojnë Larios, Livramento, Adams, McCarthy dhe Walker-Peters.

Tanimë trajnerët kanë vendosur se kush do të jenë titullarët sot, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Chelsea (4-5-1): Kepa; Chilwell, Badiashile, Koulibaly, Azpilicueta; Madueke, Fernandez, Kovacic, Mount, Felix; Datro Fofana

Southampton (5-3-2): Bazunu; Maitland-Niles, Perraud, Armstrong, Bednarek, Bella-Kotchap; Ward-Prowse, Elyounoussi, Lavia; Onuachu, Sulemana

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat