Ruçi: Sot ishte një betejë, gabimet nuk na lejohen më

Futboll

Ruçi: Sot ishte një betejë, gabimet nuk na lejohen më

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 15:51
Ruçi

Bylisi ka mundur në transfertë Laçin, në sfidën e parë të javës së 22-të të Superiores.

Pas ndeshjes foli edhe autori i golit, Flamur Ruçi.

“Jam shumë i lumtur për golin, kishim ardhur me mentalitetin për të fituar.

Me Shensoin jemi përshtatur shumë mirë me të dhe skemën dhe po shkojmë drejt suksesit.

Trajneri ka mentalitet fitues, nëse nuk fitojmë do barazimin, dhe na ka mësuar me fitore.

Sot ja dolëm mbanë sidomos në një fushë të fortë si ajo e Laçit.

Sot ishte një betejë në mesfushë, bëmë detyrën tonë, për ndeshjet e tjera i kemi si finale, dhe duhet të futemi për të fituar. Nuk na lejohen më gabimet.

Shiriti i kapitenit më jep përgjegjësi dhe më shumë shtysë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat