Bayerni dëshpëron në Monchengladbach

Futboll

Bayerni dëshpëron në Monchengladbach

Nga: K. G. Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 17:23
Monchengladbach feston fitoren

Bayerni Munihu ka dëshpëruar me rezultat në Monchengladbach. 

Bavarezët pësuan humbje me rezultat 3:2 nga Monchengladbach, në takimin e javës së 21-të të Bundesliga I.

Mysafirët nga minuta e tetë mbeten me një lojtar me pak, pasi që Upamecano u përjashtua direkt me karton të kuq dhe ky ishte një kapital i madh për Monchengladbach-un. 

Futbollisti Stindl në minutën e 13-të ka shënuar për vendasit, ndërsa Choupo-Moting ka barazuar në minutën e 35-të. 

Hofmann në minutën e 55-të ka shënuar për epërsinë e Monchengladbach.

Në minutën e 84-të, Marcus Thuram shënon dhe i jep siguri vendasve, 3:1.

Në minutën e 90+3, Tel ka ngushtuar rezultatin në 3:2.

Bayerni kryeson me 43 pikë e Monchengladbach është në vend të 8-të me 29 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat