Walker: Çdo ndeshje luhet si finale

Futboll

Walker: Çdo ndeshje luhet si finale

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 21:57
Walker: Çdo ndeshje luhet si finale

Manchester City nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Nottingham Forest.

The Citizens lanë dy pikë që mund të rezultojnë shumë të rëndësishëm në llogaritë e titullit ndaj Arsenalit teksa pas sfidës, Kylie Walker kërkon më shumë nga shokët e skuadrës.

Mbrojtësi u shpreh se është e papranueshme që City të humbasë pas fitores në Emirates me Arsenalin, ndërsa shtoi se çdo ndeshje duhet trajtuar si një finale.

“Më vjen keq shkuam në Emirates, zhvilluam një ndeshje shumë të mirë dhe më pas të humbasim pikët në këtë mënyrë është e papranueshme.

Nëse duhet të garojmë me skuadrat e kreut duhet të fitojmë patjetër, humbëm shumë raste dhe duhet të bëjmë më mirë si ekip në përgjithësi.

Unë them se çdo ndeshje duhet trajtuar njësoj si të ishte finale.

Tani duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të pranojmë edhe meritat e Nottingham Forest”, u shpreh Walker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat