Shotani: Nuk i bëmë ballë presionit të Ballkanit

Futboll

Shotani: Nuk i bëmë ballë presionit të Ballkanit

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 18:36
Shotani

Drenica ka qenë shumë pranë të befasoj kampionin në fuqi të Kosovës, Ballkanin, por në fund pësuan humbje.

Kuqezinjtë kaluan të parët në epërsi 0-1, por Albion Rrahmani realizoi dy gola për t’i dhënë tre pikët vendasve.

Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani ka thënë se nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë presionit të Ballkanit, përkundër që ishin të parët në epërsi.

“Kemi marrë masat në stërvitje për pikat e forta të Ballkanit.

Në aspektin tekniko-taktik ishim të detyruar të luajmë në këtë mënyrë, duke pasur parasysh ekipin që kishim përballë”.

“Shënuam gol me kundërsulm, por nuk e përballuam presionin e kundërshtarit”, deklaroi Shotani.

Tutje trajneri i kuqezinjve ka thënë se dy ndeshjet në pranverë i kanë humbur faji i tyre.

“Topat që i kemi humbur i kemi rikuperuar me vështirësi dhe kështu dështuam dhe morëm golin.

Fondi i lojtarëve vendos mënyrën se si luajmë ne”.

“Kemi ekip që kryen më shumë detyra defensive dhe kjo është pika që na ka dhënë pozitivitet edhe në vjeshtë. Të dy ndeshjet i kemi humbur me fajin tonë”, ka thënë Shotani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat