Pusi bëhet protagonist në Azerbajxhan

Futboll

Pusi bëhet protagonist në Azerbajxhan

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 18:51
Ekipi Turan Tovuz

Belajdi Pusi pak nga pak po bëhet protagonist në lojën e skuadrës së Turan Tovuz në Azerbajxhan.

Sulmuesi shkodran, i transferuar gjatë merkatos së janarit në këtë kampionat, sot ka dhënë asistin në golin e dytë të suksesit 2-0 të ekipit të tij.

Turan luante në transfertë përballë Sabah Baku, që mban vendin e dytë në renditjen e kampionatit dhe pritej të ishte një sfidë shumë e vështirë.

Por ekipi ku Pusi ishte titullar ia doli të shfrytëzonte maksimalisht rastet që krijoi.

Te goli i dytë, protagonist ishte ish-sulmuesi i Skënderbeut i cili iu shmang pozicionit jashtë loje në krahun e djathtë dhe pastaj dha një asist për Guseinov i cili vulosi suksesin e kësaj skuadre që tashmë e sheh veten në vendin e 6 në klasifikim.

Edhe Redon Xhixha ishte titullar në duelin që Karabak fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Zira, teksa qëndroi në fushë deri në minutën e 77 për kryesuesit e kampionatit azer që vazhdojnë të marshojnë të qetë drejt titullit kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat