Chelsea mund ta shesë Mountin

Futboll

Chelsea mund ta shesë Mountin

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 07:18
Mason Mount

Chelsea mund ta vë në shitje Mason Mount nëse nuk arrihet një marrëveshje midis dy palëve për zgjatje të kontratës.

Anglezit i skadon kontrata më 2024, dhe është David Ornstein nga The Athletic ai i cili ka raportuar se të Kaltrit mund ta shesin njërin prej yjeve të skuadrës.

“Oferta të kontratës janë refuzuar. Bisedimet nuk po vazhdojnë. Ato do të rifillojnë gjatë verës, dhe Chelsea ose do t’ia rinovojë kontratën e re, ose do ta shesë”, ka thënë Ornstein.

“Është folur se ka një interes nga klube si Liverpooli. Jam i sigurt që ka treg për Mason Mountin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat