Adriano parashikon ndeshjen Inter-Porto

Futboll

Adriano parashikon ndeshjen Inter-Porto

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 10:34
Adriano

Të mërkurën Interi do të ballafaqohet me Porton në ndeshjen e parë të fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Sfida do të zhvillohet në “Giuseppe Meazza” para 75 mijë spektatorëve pasi tashmë klubi italian ka bërë të ditur se janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion.

Një parashikim për këtë ndeshje e ka dhënë ish-sulmuesi i Interi, Adriano, i cili është i shprehur i bindur në fitoren e “Neroazzurrëve”, ndërsa ka shtuar se ka besim të madh tek sulmuesi belg Romelu Lukaku nga i cili pret që ai të shënojë tre herë.

“Nuk do të jetë e lehtë kundër Portos që është një ekip shumë i organizuar, por unë gjithmonë besoj në Interin tim. Ky ekip është i kompletuar dhe mund të vazhdojë në Evropë. Lukaku më ngjan shumë nga të gjitha pikëpamjet, jo vetëm nga forca, por edhe për lojën me këmbën e majtë. Por unë jam i sigurt se ai do të shënojë një gol të mrekullueshëm kundër Portos. Në fakt jo, ai do të shënojë tre si unë.”, ka thënë Adriano për “Gazzetta dello Sport”.

Interi dhe Porto janë ndeshur katër herë në Ligën e Kampionëve, nga ku zikaltërit kanë dy fitore, një barazim dhe një humbje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat