Tare jep sinjale largimi

Futboll

Tare jep sinjale largimi

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 11:58
Tare jep sinjale largimi

Kontrata e Igli Tares me Lacion përfundon në fund të këtij sezoni dhe palët nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për të rinovuar.

Lotito i ka ofruar një kontratë 3-vjeçare, por në krahun tjetër qendron ideja e postit të drejtrit sportiv të Juventusit që josh së tepërmi.

Në një intervistë për mikrofonin e “Tuttomercatoweb“-it, Tare ka dhënë sinjale largimi nga Lacio.

I pyetur në lidhje me të ardhmen e tij, ish-sulmuesi shqiptar ka pranuar se ka një kontratë ekzistuese me bardhekaltrit, por nuk ka konfirmuar zgjatjen e bashkëpunimit.

Më tej, Tare ka thënë se do të flasë për këtë temë në momentin e duhur.

“Kam ende një kontratë ekzistuese, pastaj marrëdhënia ime me këtë klub është e rëndësishme.

Në kohën e duhur do të flas edhe për këtë”, ka thënë Igli Tare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat