Viola Avduli: Ëndrra ime është bërë realitet

Futboll

Viola Avduli: Ëndrra ime është bërë realitet

Fazli Berisha Nga Fazli Berisha Më 21 shkurt 2023 Në ora: 13:01
Me futbollisten Viola Avduli anëtare e Kombëtares A të femrave

Qysh në moshën 6 vjeçare Viola Avduli u dashurua në lojën e futbollit duke veshur fillimisht fanellën e FC “Diana Busch” e më pastaj të skuadrës SV”Wurenllos”, për tu vendosur që nga mosha 11 vjeçare ku luan edhe tash FCF”Zurich).

Talenti i Violës u vërejt herët nga trajnerët ata parashikonin një të ardhme të ndritur për këtë vajzushë

Kështu, e reja Viola Avduli i cila nga mosha 6 vjeçare nuk iu nda dashurisë ndaj futbollit, është rritur në një futbolliste cilësore dhe vendimtare për ekipin si në klub edhe në Kombëtaren e Kosovës.

Image

 Viola Avduli

Të gjithë ata që e kanë parë tek po luante, trajnerët, gazetarët por edhe adhuruesit u pajtuan në një mendje se ky se kjo vajzë është rritur në një futbolliste të mirëfilltë.

Dhe nuk gabuan fare.

Vërtet nuk gabohen sepse Viola është bërë simbol i lojtares që mbrojtjen e FCF ”Zurich” –ut por të Kombëtares së Kosovës e ka shndërruar në kështjellë të pamposhtur. Viola është e butë, e dashur, e dhembshur dhe e nderuar nga shoqet e skuadrës, që shumë pak të kujton atë futbollisten që në fushën e quhet e tmerrshme.

Çdo skuadër do të dëshironte ta kishte në radhët e veta. Ndonëse luan në mbrojtje ajo shpesh di t’ua fut tmerrin dhe frikën mbrojtjes rivale dhe shpesh shënon gola. Viola

ndjehet e nderuar që ëndrra e saj dhe e familjes u bë realitet duke veshur fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe po jep një kontribut jashtëzakonisht të mirë.

Viola thotë se ka shumë futbolliste të talentuara në mërgatë e veçmas në Zvicër.

Në fund kësaj vajze vetëm i dëshirojmë shëndet dhe suksese me shpresë që synimet e tij të bëhen realitet që një ditë edhe Kosova të marrë pjesë e Kampionateve Evropiane edhe Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat