Arsenal rinovon me mesfushorin

Futboll

Arsenal rinovon me mesfushorin

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 14:32
Arsenali

Ka vetëm tetë paraqitje këtë sezon, por roli i Mohamed Elneny në dhomat e zhveshjes të Arsenal është shumë i rëndësishëm.

Për këtë arsye, Arsenali njoftoi sot se ka rinovuar kontratën me Mohamed Elneny. Mesfushori 30-vjeçar do të qëndrojë në Londër deri më 30 qershor 2024.

Duke folur pas rinovimit me “The Gunners”, egjiptiani u shpreh shumë I lumtur, ndërsa theksoi se e do shumë klubin e Arsenal dhe tifozët e tij.

“Jam i lumtur, e dua shumë këtë klub dhe tifozët tanë dhe unë do të jap gjithçka çdo ditë”,-tha Elneny për faqen zyrtare të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat