Pioli cakton afatet

Futboll

Pioli cakton afatet

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 15:11
Stefano Pioli

Pioli cakton afatet, ja kur pritet rikthimi i Maignan dhe Bennacer!

Stefano Pioli është në pritje dhe nga sot, nesër ai shpreson të ketë sërish në grup Mike Maignan dhe Ismael Bennacer.

Sipas raportimeve nga mediet italiane, për të dy, drita në fund të tunelit duket afër, ndonëse ende nuk është e qartë nëse do të jenë në gjendje të jenë në gatishmëri të Piolit për ndeshjen kundër Atalantës këtë fundjavë.

Padyshim që shpresa e trajnerit është kjo, duke menduar edhe për ndeshjen vendimtare kundër Tottenhamit në takimin e dytë të 1/16-ave të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat