Thaçi flet për duelin me Prishtinën

Futboll

Thaçi flet për duelin me Prishtinën

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 16:33
Arsim Thaçi

Drita ka marrë fitoren më të thellë këtë kampionat pasi ka mposhtur Dukagjinin e Klinës me rezultat 5-1.

E në xhiron e ardhshme, nesër me fillim nga ora 13:00, Drita do të luaj në udhëtim te Prishtina.

Trajneri i Dritës, Arsim Thaçi ka thënë se janë të fokusuar te ndeshja e nesërme dhe çdo pikë e humbur i kushton atyre.

“Pas fitores gjërat gjatë javës shkojnë shumë mirë qoftë për trajnerin qoftë për lojtarët janë më të motivuar dhe të angazhuar në stërvitje për t’i marr informacionet për ndeshjen e radhës.

Prishtina është ekip i madh me histori në futbollin e Kosovës dhe do të qasemi me seriozitetin maksimal.

Ne kemi analizuar Prishtinën dhe dukë lënë anash humbjet e kundërshtarit ne duhet të fokusohemi te loja jonë dhe të bëjmë më të mirën në ndeshje”.

“Ata dinë të organizohen dhe në moment të caktuar të bëjnë kthesa, prandaj çdo ndeshje është si finale dhe duhet fitohet. Lojtarët besoj e kanë kuptuar cili është qëllimi jonë. Çdo pikë e humbur për ne është e parikuperueshme”, ka thënë Thapi.

Ndër të tjera trajneri Thaqi foli edhe për presionin që mund të ketë Drita për objektivin e të shpallurit kampion.

“Pozita e trajnerit dihet, jo vetëm në Kosovë trajnerin e mbajnë në ekip rezultatet. E di se çfarë është presioni dhe menaxhimi i tij, duhet të fokusohemi te mënyra e lojës dhe puna që bëjmë që të arrijmë te rezultati”.

“Kam besim që kemi lojtarë që dinë ta kenë qetësin dhe durimin e duhur në momente të caktuara në mënyrë që ta mbajmë ritmin deri te ndeshjet vendimtare dhe direkt.

Mendoj se edhe nesër duhet të jetë me rëndësi dhe t’i marrim ato ndeshje pas ndeshje”, përfundoi Thaçi.

Sa i përket mungesave, te Drita mungesat më të mëdha janë ato të Marko Simonovskit dhe Almir Kryeziut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat