Werner për largimin nga Chelsea

Futboll

Werner për largimin nga Chelsea

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 18:10
Werner

Timo Werner është kthyer së fundi për të folur për largimin e tij nga Chelsea.

Për sulmuesin gjerman, aventura angleze përfundoi edhe për shkak të zgjedhjeve të Thomas Tuchel, i cili vuri përpara investimin për të rikthyer Romelu Lukakun në Londër.

Më tej ai shtoi se fitimi i Champions League dhe golat e realizuar, të gjitha u harruan nga Tuchel, që mendoi vetëm për rikthimin e Lukakut në Londër.

“Kam pasur dy sezone të shkëlqyera, fillimisht me Leipzigun dhe më pas me Chelsean.

Luajta pothuajse çdo ndeshje në sezonin e parë, duke fituar Champions League-n dhe duke shënuar në gjysmëfinale kundër Real Madridit.

Kam shënuar shumë gola, por e gjithë kjo u harrua nga trajneri dhe nuk ishte aspak e drejtë. Një nga arsyet pse më duhej të kthehesha në Leipzig, ishte se doja të argëtohesha përsëri.

Në fund të fundit është krejtësisht normale që një trajner i pëlqen më shumë disa lojtarë, duhet ta pranosh këtë. Për të ishte më e rëndësishme të kishe një sulmues si Lukaku të kënaqur.”-tha Werner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat