Përforcim i madh për Llapin

Futboll

Përforcim i madh për Llapin

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 19:26
Suad Sahiti e Tahir Batatina

Llapi i Podujevës është përforcuar me futbollistin Suad Sahiti.

Është përforcim i madh për llapjanët.

"Ish-reprezentuesi i Kosovës, Suad Sahiti nënshkruan për 1 vit e gjysmë me Llapin.

Klubi futbollistik Llapi njofton se Suad Sahiti është përforcimi më i ri i Llapit.

28-vjeçari ka firmosur sot kontratën që e mban lidhur me klubin deri në verën e vitit 2024.

Pas disa ditëve negociata me futbollistin, gjatë ditës së sotme është arritur marrëveshja finale për nënshkrimin e kontratës 1 vjeçare e gjysmë.

Sulmuesi i djathtë ka eksperiencë të pasur në Greqi, Bullgari, Poloni e së fundmi në Kroaci, ku ishte pjesë e skuadrës së Sibenikut.

Sahiti në vitin 2014 iu bashkua skuadrës së Rabotniçkit në Maqedoni, kurse tri vite më pas u transferua në Shqipëri tek Skënderbeu.

Pas një edicioni, sulmuesi i djathtë u transferua tek AE Larisa në Greqi, kurse karrierën e ka vazhduar edhe tek Semptevri Sofia (Bullgari) dhe Wisla Plock (Poloni).

Nga edicioni 2020/21, Sahiti luajti për Sibenikun në Kroaci kurse nga sot do i mbroj ngjyrat e KF Llapi.

Suadit i dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese me ngjyrat bardhekaltër të KF Llapi", njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat