Leipzig - City, a e kanë mësuar anglezët leksionin?

Futboll

Leipzig - City, a e kanë mësuar anglezët leksionin?

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 16:43
Pamje nga një ndeshje

Ashtu si me Napolin, të gjithë presin që Manchester City të mposht Leipzigun dhe të vazhdojë gjuetinë për një titull që vazhdon t`i shmanget në Champions League.

Pep Guardiola padyshim që do t'i paralajmërojë djemtë e tij, veçanërisht pas humbjes 2-1 në Leipzig në fazën e grupeve të sezonit të kaluar (edhe pse kualifikimi ishte tashmë në xhepin e tij).

“Ata janë një ekip vërtet i mirë, ne e dinim këtë edhe para fazës së grupeve”, tha menaxheri i Cityt pas asaj ndeshje.

Fatkeqësisht bëmë një ose dy gabime dhe u ndëshkuam. Në pjesën e dytë ishim më agresivë, luajtëm për të fituar por humbëm”.

Christopher Nkunku frymëzoi fitoren 3-2 të skuadrës gjermane kundër Real Madridit këtë sezon.

Edhe pse sapo është rikthyer nga një dëmtim i gjatë, sezonin e kaluar shënoi tri herë kundër kampionëve të Anglisë dhe do të jetë pikë referimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat