Tahir Lushtaku reagon pas krizes së Drenicës

Futboll

Tahir Lushtaku reagon pas krizes së Drenicës

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 20:36
Tahir Lushtaku

Drenica ka pësuar humbjen e tretë radhazi në sezonin pranveror.

Kuqezinjtë u mposhtën para adhuruesve të vet nga Gjilani me rezultat të ngushtë 1-2.

Para kësaj ndeshje Drenica kishte pësuar humbje edhe nga Llapi 0-1 dhe nga Ballkani 2-1.

Kjo krizë ka bërë që kuqezinjtë të shkarkojnë trajnerin Bekim Shotani.

E për këtë krizë të drenicasve ka reaguar edhe ish-trajneri i tyre, Tahir Lushtaku.

Lushtaku ka reaguar në profilin e tij zyrtar në Facebook, duke thënë se klubi është mbi gjita.

“Futbolli do sakrifice dhe punë profesionale. Klubi mbi të gjithë”, ka shkruar Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat