Chelsea i pandalshëm

Futboll

Chelsea i pandalshëm

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 15:37
Romeo Lavia

Chelsea nuk u ndal në janar, duke bërë shpenzime të mëdha për të përforcuar skuadrën.

Gjërat nuk kanë shkuar si duhet dhe pritet që edhe në verë të ketë afrimë ne skuadër.

Që tani kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë, që konsiderohen si objektiva të londinezëve. Romeo Lavia i Southampton është një prej tyre.

Belgu, i cili në janar ka mbushur 19 vjeç, luan në qendër të mesfushës dhe u tentua edhe në verë nga Chelsea.

Mediat në Britaninë e Madhe madje raportuan se “Shenjtorët” refuzuan 50 milionë paund për shitjen e Lavia. Tani londinezët do të nisin një tjetër sulm për mesfushorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat