Zhurmë në Napoli

Futboll

Zhurmë në Napoli

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 16:13
Statuja Diego Armando Maradona

Më 25 nëntor 2021, një vit pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, dita kushtuar inagurimit të statujës së tij ishte emocionuese dhe prekëse.

Ajo u ekspozua jashtë stadiumit që sot mban emrin e tij në prani të presidentit De Laurentiis, të ish-presidentit Ferlaino etj.

Statuja u vendos përkohësisht jashtë Maradona Stadium në pritje të një marrëveshjeje përfundimtare. Tani, çuditërisht, së shpejti do t’i duhet të ndryshojë vendodhjen.

Bashkia e Napolit shpjegoi me një rezolutë se nuk mund ta pranonte donacionin.

Vlera e punës së artistit Domenico Sepe, në fakt është më e madhe se mundësistë e shpenzimeve të donatorëve.

Jo vetëm kaq, artistit në fjalë do t’i garantohej një shikueshmëri që mund të ishte tërheqëse edhe për artistët e tjerë.

Si përmbledhje, respektimi i parimit të paanësisë do të cenohej. Tashmë ka nisur një hetim nga organet e drejtësisë për zbardhjen e kësaj çështjeje dhe zbardhjen e çdo aspekti të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat