Zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Rajonale

Futboll

Zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Rajonale

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 22:15
Zhvillohet Asambleja e Përgjithshme

Shoqata Rajonale e Futbollit Fier mblodhi këtë të enjte anëtarësinë e saj për të zhvilluar punimet e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj shoqate.

Në këtë Asamble morën pjesë 32 nga 37 delegatët e Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, ndërsa u diskutuan çështje të rëndësishme për zhvillimin e futbollit në këtë rajon.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Gjergji Petro përshëndeti punimet e kësaj Asambleje, ndërsa siguroi të gjithë anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier se Federata e Futbollit është dhe do të vazhdojë të jetë mbështetje kryesore për zhvillimin e futbollit në këtë rajon.

Asambleja nisi me verifikimin e mandatëve të delegatëve të pranishëm, ndërsa kryetari i SHRFF, Ilias Haxhiraj mbajti një fjalë përpara anëtarëve të kësaj shoqate, ku i njohu me pasqyrën e aktiviteteve të zhvilluara nga SHRFF gjatë vitit të kaluar, të gjitha arritjet si edhe problematikat që duhen përmirësuar gjatë këtij viti të ri.

Në Asamble u miratuan disa pika: Procesverbali i mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme paraardhëse, u miratuan pasqyrat financiare si edhe buxheti për vitin 2023 për këtë Shoqatë.

Gjithashtu, Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier do i shtohen edhe pesë anëtarë të rinj me të drejta të plota që janë: Shoqata e Futbollit Idajet ”Jeku” Baze, Klubi i Futbollit Çerma, Akademia e Futbollit Vlora, Shoqata sportive Vlora T, Futboll Femra Vlora. 19 anëtarët e ShRFF votuan pro pranimit të këtyre shoqatave

Gjatë Asamblesë u zgjodhën përmes votimit të anëtarëve edhe delegatët që do përfaqësojnë Shoqatën Rajonale të Futbollit Fier në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të FSHF.

Delegatët e përzgjedhur me votat e anëtarësisë janë katër: Ilias Haxhiraj, Alfred Ferko, Zhdanov Tartaraj, Judmir Gaxheli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat