Manchester Utd fiton me përmbysje, eliminon Barcelonën

Futboll

Manchester Utd fiton me përmbysje, eliminon Barcelonën

Nga: K. G. Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 22:55
Manchester Utd

Manchester Utd është kualifikuar në të tetën e finales së Europa League.

“Djajtë e kuq” eliminuan njërën nga rivalët më të mëdhenj të kësaj gare, Barcelonës.

Manchester Utd ka shënuar fitore me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj Barcelonës, në takimin e kthimit që u luajt në “Old Trafford”.

Futbollisti Lewandowski (18' - nga penalltia) kaloi në epërsi katalunasit por gjithçka u shkri në pjesën e dytë.

Fred shënoi në minutën e 47-të dhe Antony në atë të 73-tën, duke ia siguruar fitoren ekipit.

Ndeshja e parë përfundoi baras (2:2) kësisoj Manchester Utd u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 4:3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat