Këtë sezon, United ka mposhtur Liverpoolin, Arsenalin, Cityn, Tottenhamin e Barcelonën

Futboll

Këtë sezon, United ka mposhtur Liverpoolin, Arsenalin, Cityn, Tottenhamin e Barcelonën

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 00:01
Lojtarët e Manchester United

Miliona tifozë të Manchester United po shikojnë me ngazëllim ndeshje e ekipit të tyre këtë sezon, pasi që duket se klubi më në fund është këndellur, pas kohëve jo të mira që i kaloi.

United sonte mposhti Barcelonën, për t’u kualifikuar tutje në Europa League. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë këtë sezon që tifozët e Djajve të Kuq ndihen krenarë me ekipin e tyre.

Skuadra me renome si Arsenali, e cila kryeson për momentin Premier Ligën, Manchester City, Liverpooli, Tottenhami, e tani edhe Barcelona, janë disa nga viktimat e United këtë sezon.

United po ashtu është tashmë ekipi i vetëm në pesë ligat e mëdha evropiane, që ende i mban shpresat për fitimin e katër kupave; Premier League, Europa League, FA Cup dhe Carabao Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat