Mediat franceze e përfshinë në kurdisje, Llapi reagon përmes një komunikate për shtyp

Futboll

Mediat franceze e përfshinë në kurdisje, Llapi reagon përmes një komunikate për shtyp

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 01:00
Llapi

Llapi e ka lëshuar një komunikatë për shtyp në orët e mesnatës pas raportimeve të mediave franceze për përfshirje të këtij klubi në skandalin e kurdisjes së ndeshjeve.

Llapjanët akuzohen se janë të përfshirë në trukimin e katër ndeshjeve, në hetimet që janë bërë në 12 muajt e fundit, ndërsa për përfshirje në këtë skandal janë arrestuar nëntë persona në Francë, prej tyre katër shqiptarë të Kosovës.

Mediat franceze zbulojnë se në këtë “dallaver” janë përfshirë edhe kryesia, shtabi teknik dhe disa lojtarë të Llapit, ndërsa hetimet janë bërë në kompani të basteve, ku pretendohet se ka pasur lëvizje të dyshimta të kuotave.

Llapjanët nga ana e tyre ndihen të pastër si loti dhe i këshillojnë tifozët e tyre të mos shqetësohen dhe të mos bien pre, sipas tyre, e dezinformatave.

Komunikatë për shtyp

Ndonëse vonë, me shkas po iu drejtohemi me këtë komunikatë për shtyp.

Kryesia e K.F. Llapi ka analizuar me vëmendje shkrimet e fundit në portale dhe gazeta të ndryshme në të cilat është përmendur emri i klubit tonë kinse për kurdisje ndeshjesh.

Ftojmë gjithë tifozët llapjanë që mos të bien pre e këtyre shkrimeve tendencioze dhe qëllim keqe që kanë për qëllim të njollosin emrin e klubeve të caktuara dhe vetë Superligës.

K.F. Llapi ju njofton se nuk ka asnjë informatë të vetme të konfirmuar nga organet e hetuesisë rreth këtyre pretendimeve siq janë publikuara nga portalet dhe gazetat e ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat