Fitorja ndaj Chelsea-t i ndryshoi karrierën

Futboll

Fitorja ndaj Chelsea-t i ndryshoi karrierën

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 11:19
Ruben Selles

Southampton është duke kaluar një periudhë të vështirë në elitën angleze,

Premier League me skuadrën që vuan rezultatet e dobëra.

“Shenjtorët” janë aktualisht në vendin e fundit të klasifikimit ndërsa për të “shkundur” skuadrën drejtuesit menduan të shkarkonin trajnerin Nathan Jones.

Së fundmi, ata emëruan edhe “timonierin” e ri të skuadrës ndërsa bëhet fjalë për Ruben Selles.

Një person që e njeh mirë ambientin duke qenë se spanjolli prej vitit 2022 bën pjesë në stafin teknik të Southampton.

39-vjeçari e drejtoi skuadrën edhe në ndeshjen e fundit ndaj Chelsea-t, madje duke fituar dhe kjo i shty edhe më shumë drejtuesit e “Shënjtorëve” për t’i besuar Selles.

Për trajnerin spanjoll kjo do të jetë eksperienca e parë e vërtetë në krye të një skuadre duke qenë se më parë ka drejtuar vetëm të rinjtë e Valencias si dhe ka qenë ndihmës tek Southampton..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat