Lukaku kërkon të mbetet zikaltër

Futboll

Lukaku kërkon të mbetet zikaltër

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 11:29
Lukaku kërkon të mbetet zikaltër

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Romelu Lukaku nuk ka dyshime për të ardhmen e tij.

Sulmuesi belg dëshiron të qëndrojë tek Interi.

Sulmuesi zikaltër është i vetëdijshëm për faktin se me paraqitje, si ajo kundër Portos, ai do të bindë drejtuesit zikaltër të negociojnë një marrëveshje të re huazimi, ose një blerje direkte nga Chelsea gjatë merkatos së verës.

I pari që do të krenohej për këtë do të ishte Steven Zhang.

Presidenti i klubit zikaltër është admiruesi i tij i parë, ai dëshironte shumë ta kthente dhe tani do të donte ta mbante

. Fjala e fundit duket se do t’i përkasë Lukakut.

Interi e shiti për një shifër rekord te Chelsea sulmuesin belg, por më pas Marotta e mori përsëri në formën e huazimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat