Zbulohen kundërshtarët e Lazios së Hysajt, goglat sfiduese për Villarealin

Futboll

Zbulohen kundërshtarët e Lazios së Hysajt, goglat sfiduese për Villarealin

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 13:30
Ilustrim

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën e 1/8-tave në Conference League.

Pjesë e shortit ishin skuadrat të cilat e mbyllën në vendin e parë fazën e grupeve dhe këtu përfshihen klube si West Ham, Nice, AZ Alkmaar, Slovan Bratislava, Villareal, Djungarden, Basaksehir, Sivasspor.

Nga ana tjetër, ishin skuadrat të cilat u kualifikuan nga raundi play-off si Basel, Lazio, Anderlecht, AEK Larnaca, Sheriff Tiraspol, Fiorentina, Lech Poznan dhe Gent.

Goglat dhuruan përplasje interesante teksa Lazio e Elseid Hysaj u shortua kundër holandezëve të AZ Alkmaar ndërsa një tjetër çift interesant është edhe ai mes Anderlecht-Villareal apo edhe Fiorentina-Sivasspor.

Kujtojmë se ndeshjet e para do të zhvillohen më datë nëntë mars, me ato të kthimit që do të luhen më datë 16 mars.

Shorti:

AEK Larnaca-West Ham

Fiorentina-Sivasspor

Lazio-AZ-Alkmaar

Lech Poznan-Djungarden

Basel-Slovan Bratislava

Sheriff Tiraspol-Nice

Anderlecht-Villareal

Gent-Basaksehir

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat