Pse në stol Lukaku?

Futboll

Pse në stol Lukaku?

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 14:04
Lukaku

Lukaku arriti të kthehej në heroin e Interit në Champions League duke i shënuar golin e vetëm Portos.

Por sulmuesi po qëndron në stol dhe nuk është zgjedhje e parë e Inzaghit.

Arsyeja? Marota e ka thënë hapur: “Pse është Lukaku në pankinë?

Sepse peshon 103 kilogramë dhe nuk është gati. 

Lojtari në formacionin fillestar duhet të jetë 100 për qind gati, nuk është dhe ne presim që të kthehet në formë – tha Marotta.

Gjithashtu mediat italiane kanë zbuluar arsye tjetër nga klubi italian: “Përveç kësaj, ai pati një sezon të tmerrshëm në të cilin luajti edhe në Kampionatin Botëror.

Që nga kthimi i tij, ai nuk i ka dhënë Interit atë që mund t’i japë, por jemi të bindur se ai do të rregullojë veten dhe do të jetë i rëndësishëm për ne në fund të sezonit.

Që nga fillimi i sezonit, Romelu Lukaku ka shtuar peshë, pra kilogramë të tepërt

. Njerëzit nga klubi vendosën menjëherë ta fusin atë në dietë. 

Ata bënë një dietë të veçantë për të. Belgu e ka pranuar pa diskutim, por duket se ha fshehurazi ëmbëlsira, barbekju dhe ushqime të shpejta”, shkruhet në mediat italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat