Media zvicerane vlerëson me nota Zeqirin dhe Xhakën

Futboll

Media zvicerane vlerëson me nota Zeqirin dhe Xhakën

Nga: K. Goca Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 14:40
Andi Zeqiri me top

Baseli është kualifikuar në të tetën e finales së Conference League.

Skuadra zvicerane e ka eliminuar Trabzonin, duke e mposhtur me rezultat 2:0 dhe përmbysur humbjen e sfidës së parë me 1:0.

Futbollistët shqiptarë, Andi Zeqiri dhe Taulant Xhaka, u paraqitën titullarë dhe si njëri po ashtu edhe tjetri u vlerësuan me notën 5 nga mediumi i njohur zviceran “Blick”.

Nota maksimale është 6 dhe më e vogla 1. 

Zeqiri luajti 82 minuta e Xhaka 63.

Notat sipas “Blick”: Marwin Hitz 5, Michael Lang 6, Andy Pelmard 5, Fabian Frei 5, Anton Kade 4, Hugo Novoa 4, Taulant Xhaka 5, Wouter Burger 5, Andy Diouf 5, Andi Zeqiri 5.

Baseli ka mësuar edhe rivalin për të tetën e finales, do të ndeshen me Slovan Bratisllavën e Sllovakisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat