Ishte pranë stolit të Shqipërinë

Futboll

Ishte pranë stolit të Shqipërinë

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 14:58
Felix Magath

Felix Magath ishte një nga emrat që u përfol për pasardhësin e Edi Rejës në stolin e kombëtares shqiptare.

Por, në fund u zgjodh braziliani Sylvinho. Trajneri gjerman ka kritikuar ashpër Neymar në prononcimin e tij të fundit.

Braziliani u dëmtua dhe do të mungojë në sfidën më të rëndësishme të sezonit për PSG-në. Kampionët e Francës luajnë në Gjermani përballë Bayernit (8 mars).

Misioni është përmbysja e humbjes 0-1 dhe kualifikimi në çerekfinalet e Champions League.

Magath mendon se mungesa e Neymar nuk është një avantazh për bavarezët.

“Sa i përket performancave dhe cilësisë, Neymar vetëm futbollist nuk mund të quhet. Ajo që pamë javën e kaluar, në ndeshjen e parë, ishte një futboll i stilit të vjetër.

Fakti që Neymar është i mirë teknikisht, nuk është aq i rëndësishëm. Sa futbollistë të mirë teknikisht ka në qarkullim?

Kjo nuk e bën atë futbollist. Puna e madhe triumfon mbi talentin kur talenti nuk punon fare”, u shpreh Magath.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat