Basti i çmendur i një tifozi të Manchester Utd

Futboll

Basti i çmendur i një tifozi të Manchester Utd

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 14:59
Manchester Utd

Manchester United është bërë papritur një nga skuadrat më të frikshme në Evropë.

Ndoshta për herë të parë pas lamtumirës së Sir Alex Ferguson, pavarësisht ardhjeve në stol të trajnerëve të kalibrit të José Mourinhos dhe të tjerëve që janë përpjekur të marrin përsipër trashëgiminë e rëndë të trajnerit skocez që bëri historinë e të kuqve, diçka tani duket se po ndryshon.

Pas vitesh anonimiteti mes Premier League dhe kupave kombëtare, pavarësisht fitores së “Europa League” 2017 në finale kundër Ajax-it, performanca dhe rritja e skuadrës angleze ka qenë mjaft e luhatshme.

Megjithatë, ardhja e Erik ten Hag në pankinë duket se ka lëvizur diçka.

I ndihmuar gjithashtu nga një treg transferimesh që e ka lejuar atë të rrotullojë ekipin e tij rreth lojtarëve të kalibrit të Casemiro, përveç rikuperimit të plotë të Varane në mbrojtje, Manchester United tani duket të jetë një ekip vërtet i frikshëm.

Fitorja kundër Barcelonës në “play-off”-in e “Europa League” konfirmoi këtë përmbysje të trendit.

Anglezët e “Old Trafford” janë në garë për të katër trofetë e sezonit: Premier League, “FA Cup”, “Carabao Cup” dhe “Europa League”.

Askush nuk do ta kishte menduar ndonjëherë se Manchester United mund të shkonte kaq larg.

Megjithatë ka nga ata që, si një tifoz i “Djajve të Kuq”, e kanë parë të arsyeshme ta besojnë dhe të vënë një bast shumë të veçantë pikërisht për t’i fituar të katër kompeticionet. Me vetëm disa euro, ai mund të marrë në shtëpi një shumë vërtet marramendëse.

Sipas faqes së “Betfair”, një tifoz kaq i bindur nga ky Manchester United ka hedhur rreth 28 euro (25 paund) për “Djajtë e Kuq” se do t’i fitojnë të katër trofetë. Fitimi përfundimtar, nëse ndodh ky kombinim i jashtëzakonshëm, është pothuajse 71.000 € (62.525 £).

Një figurë e rëndësishme, jo aq e çmendur të imagjinohet, duke qenë se “Djajtë e Kuq” aktualisht janë realisht pranë trofeut të parë tashmë.

Skuadra e Ten Hag do të përballet me Newcastle në finalen e “Carabao Cup” të dielën, më 26 shkurt.

Por kjo nuk është e gjitha, sepse Casemiro dhe shokët e tij janë aktualisht në raundin e pestë të “FA Cup” dhe do të përballen me West Ham më 1 mars.

Një kompeticion në të cilin tashmë janë eliminuar Arsenali, Chelsea dhe Liverpool.

Manchester United padyshim që ka performancë më të mirë se Arsenali dhe Manchester City, të cilët shpesh po bien në ndeshjet e fundit të Premier League.

Kjo është arsyeja pse “Djajtë e Kuq” janë afruar me kreun e Premier League, duke mbajtur aktualisht vendin e tretë me 49 pikë, 5 më pak se Arsenali kryesues, i cili megjithatë ka një ndeshje më pak.

Tashmë, kalimi në 1/8 finale të Ligës së Evropës, pas mposhtjes ndaj Barcelonës, e vendosi Manchester United në pozitën e favoritit absolut për ta fituar këtë titull. Shumë prej fansave të kuq tani e kanë bindur veten se me të vërtetë mund të triumfojnë në të katër garat.

Mjafton të thuhet se shanset për këtë, sipas bastvënësve, tani janë 175/1.

Ndërsa shanset janë ende mjaft të larta, duhet theksuar se Manchester United kuotohej 2500/1 në fillim të sezonit. Me pak fjalë, të ëndërrosh është e lirë dhe veçanërisht për këtë tifoz me fat, gjithçka tashmë është vërtet e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat