Afrimi i verës bind

Futboll

Afrimi i verës bind

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 15:50
Serge Aurier

Nottingham Forest ishte shumë aktiv në merkato gjatë verës.

Klubi anglez mes shumë të tjerëve riktheu në Premier League edhe mbrojtësin e djathtë, Serge Aurier, me të cilin po tenton të rinovojë.

Futbollisti 30-vjeçar ka bindur me paraqitjet e tij në gjysmën e parë të sezonit dhe trajneri Steve Cooper e ka shprehur se është i kënaqur me të.

Tekniku ka deklaruar se Aurier i ka sjellë goxha eksperiencë skuadrës së tij dhe se janë të lumtur me të.

Edhe futbollisti nga Bregu i fildishtë është i kënaqur me hapësirat e marra dhe pritet që të pranojë nënshkrimin e një marrëveshjeje të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat