Kolela flet pas humbjes

Futboll

Kolela flet pas humbjes

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 15:56
Kolela

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, ka pranuar se ka gabuar ai interpretimin taktik të ndeshjes ndaj Kukësit.

“Kam keqardhje se kam gabuar plotësisht taktikën e pjesës së parë.

Kjo është e vërteta, ia dhurova unë një pjesë loje. Kam gabuar plotësisht vlerësimin.

Gabimi që bëra ishte që rreshtova skuadrën si në ndeshjen e fundit, por nuk ishte rasti ky. Nuk jemi ende të pjekur për të bërë 2-3 gjëra bashkë.

Është gabim i imi i vlerësimit. Pjesa e dytë është dëshmia që kam të drejtë.

Ka kampionatin dhe Kupën paralelisht.

E kotë të mendojmë.

Të shohim gjërat me radhë, Vllazninë një herë që është në Kupë dhe një objektiv që mendojmë se është i rëndësishëm, pastaj të shohim të tjerat.

Vijmë nga dy fitore, në pjesën e dytë bëmë pak mirë, por gabova idenë e pjesës së parë, përgatitja e ndeshjes nuk ishte e duhura

. Nuk ishte faji i lojtarëve. Nëse bëjmë diçka e keq, mendoj se ishte taktikë e gabuar.

Si e ka temperaturën tani Partizani?

Tani do na shtrojnë në spital, të bëjmë serume.

Kemi më shumë raste në pjesën e parë, por kishim sepse ndeshja ishte 0-0 se ata kishin dëshirë të fitonin. Kemi përgatitur disa gjëra që nuk ishin efikase”, tha Kolela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat