Kërkesa nga Italia, Spanja dhe Anglia

Futboll

Kërkesa nga Italia, Spanja dhe Anglia

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 16:04
Mahmoud Dahoud me top

Mahmoud Dahoud nuk është në planet e Borussia Dortmund dhe me përfundimin e sezonit do të largohet si lojtar i lirë.

Mesfushori qendror pëlqehet nga Diego Simeone, i cili do e donte atë tek Atletico Madrid sezonin e ardhshëm.

Për Dahoud ka interesim edhe nga klube të tjera. Mediat italiane shkruajnë se Napoli dhe Milani janë mes atyre që po e mendojnë si opsion transferimin e mesfushorit në verë.

Garën e bën më interesante edhe Leicester, që i ofron 27-vjeçarit mundësinë të luajë dhe të jetë protagonist në Premier League. Sikurse kuptohet, Dahoud e pret një verë e nxehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat