Argjentinasi futet në klubin i het-trik-ut historik

Futboll

Argjentinasi futet në klubin i het-trik-ut historik

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 16:11
Di Maria

Nga “marsiani” tel “alieni”, nga Cristiano tek Angel, nga Liga e Kampionëve në Ligën e Evropës.

Historia evropiane e Juventusit pasurohet në Nante me një faqe të re, të shkruar nga Di Maria me një “hat-trick” të çmendur që fshin dyshimet dhe pesimizmin, duke sjellë më në fund një natë magjike, siç e kanë ëndërruar prej disa kohësh fansat bardhezinj.

Pikërisht, nga data 12 mars 2019, kur në “Allianz Stadium” u zhvillua ndeshja e dytë 1/8 finale e Champions-it me Atletico Madridin, i cili u shfaq në Torino i fortë dhe sfidues falë rezultatit 2-0 në ndeshjen e parë, me të cilin ata menduan se kishin likuiduar bardhezinjtë. Pa marrë parasysh “mbretin” portugez…

Cristiano dhe Angel, treshja e antologjisë dhe analogjisë

CR7 konfirmoi veten se ishte “bisha e zezë” absolute e “colchoneros”, duke i eliminuar ata, edhe një herë me një paraqitje magjike. “Hat-trick” me dy goditje me kokë dhe penalltia e fituar nga Bernardeschi kompletuan atë natë magjike të CR7 me fanellën bardhezi.

“Fideo” bëri të enjten të njëjtën gjë, por në Francë, një mijë kilometra larg Torinos, me rastësinë e pabesueshme që në të dyja rastet njëri nga golat erdhi nga pika e bardhë dhe një tjetër nga teknologjia e vijës së portës. Fitore 3-0 në transfertë e “Zonjës së Vjetër” që nuk është parë në Evropë për Juventusin që nga viti 2017, në Monaco, përsëri me Allegrin trajner, me Higuain si yllin absolut të asaj gjysmëfinaleje Champions-i.

Del Piero, Baggio, Sivori dhe të tjerët: tripletat euopiane të Juves

Me këtë vepër, Di Maria u regjistrua në klubin prestigjioz të lojtarëve të aftë për një sukses të tillë me fanellën e Juves. Para tij, në një ndeshje evropiane jashtë fushe, Filippo Inzaghi pati sukses në Ligën e Kampionëve 2000-2001, në Hamburg: ai ishte pikë referimi në barazimin 4-4, me portierin Butt që shënoi gjithashtu nga pika e bardhë. Vetë Hamburgu, në vitin 2006 ishte skena e golit të vetëm dhe të paharrueshëm të “Superpippo” në Botërorin e Gjermanisë, me kundërsulmin e bërë të famshëm nga Barone.

Inzaghi pati sukses edhe dy vite më parë në Kiev, në fitoren 4-1 ndaj Dinamos në shtëpi. Dhe si mund të harrojmë “hat-trick”-un historik të Del Pieros kundër Monacos në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ishte 1 prilli 1998 dhe “Delle Alpi” u çmend për “Pinturicchio” e tij. Përveç tij kanë realizuar tregolësh me fanellën bardhezi edhe këta futbollistë:

Omar Sivori (Kupa Evropiane 1958), Roberto Bettega dhe Adriano Novellini (të dy në Kupën UEFA 1971), Paolo Rossi (Kupa Evropiane 1984), Michael Laudrup (Kupa Evropiane 1986), Roberto Baggio (1986), Kupa Evropiane kundër Austrisë Vjenë (1990), Darko Kovacevic (Uefa Cup 1999, kundër Omonia Nicosia), Arturo Vidal (Champions 2013 në Kopenhagë) dhe Paulo Dybala (Champions 2018, ndaj Young Boys).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat