Tifozët “Ujqit” paralajmërojnë atmosferë

Futboll

Tifozët “Ujqit” paralajmërojnë atmosferë

Nga: K.G.. Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 16:18
Ferizaj

Drita e Gjilanit ka shtuar presionin në radhët e Ferizajt, pasi që kjo e fundit do vetëm fitore dhe çdo rezultat tjetër nuk i shkon përshtati.

Drita që lufton për titull, pretendon tre pikë por e ka të qartë se kësaj radhe ka punë me një Ferizaj më të fortë se në vjeshtë dhe dëshmia më e mirë është se nga tre ndeshjet e pranverës, ka një fitore e dy barazime.

Tifozët “Ujqit” paralajmërojnë se nesër (13.00) do të janë sa më shumë në stadiumin e Ferizajt, për të përkrahur ekipin kundër Dritës, në kuadër të javës së 22-të të elitës së futbollit të Kosovës.

“Të shtunën skuadra jonë e zemrës FC Ferizaj luan ndeshjen tjetër shumë të rëndësishme ndaj Dritës në luftën për mbijetesë.

Përkrahja jonë nuk duhet të mungoj as në këtë  ndeshje pasi që së bashku do të luftojmë deri në fund për të arritur objektivin

Grumbullimi jon fillon në ora 12:00 para stadiumit”, njoftojnë mes të tjera “Ujqit”

Drita është në vend të dytë me 44 pikë e Ferizaj në fund me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat