Shensoj: Kemi humbur një betejë por jo luftën

Futboll

Shensoj: Kemi humbur një betejë por jo luftën

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 17:00
Naxhi Shensoj

Bylisi humbi në shtëpi kundër Egnatias me rezultatin 2-3.

Pas ndeshjes trajneri i ballshiotëve Naxhi Shensoj u shpreh se nëse do të luanin me 11 lojtarë ata mund të fitonin ndeshjen.

“Nuk ishte vetëm tek kartoni i kuq, ishim në formë të mirë me Laçin dhe donim të vazhdonim dhe sot kundër Egnatias, sepse meritojnë respekt.

Dy pjesët ishin si me qenë dy ndeshje të ndryshme. Por në pjesën e dytë kur Damçevski mori kartonin e verdhë të dytë, ndryshoi, dhe Egnatia e shfrytëzoi shumë mirë, na humbi vetëbesimin.

U futëm në panik, na shënuan 2 gola shumë të shpejtë, patëm raste dhe kur erdhi goli i tretë nuk u dorëzuam, kishim raste të barazonim, merituam 1 pikë, vetëm humbje nuk merituam.

Kemi humbur një betejë por jo luftën, nuk do dorëzohemi deri ndeshjen e fundit, kemi 13 ndeshje. Arbitri donte të tregonte veten, duhet të shoh rastin në VAR.

Pas kartonit të kuq humbëm përqëndrimin, nuk kisha çfarë të bëja, bëmë çmos që të merrnim barazimin, Jankun e dërgova në sulm, po të luanim me 11 do të kishim dalë 99% me fitore”,  tha Shensooj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat