Jay Z mund të luajë rol kyç në bisedimet Inter-Chelsea për Lukakun

Futboll

Jay Z mund të luajë rol kyç në bisedimet Inter-Chelsea për Lukakun

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 18:19
Lukaku

Interi po planifikon që ta negociojë një marrëveshje të re me Chelsea për Romelu Lukaku dhe do të këtë një dorë ndihme nga një burim i papritur, reperi Jay Z 

Sulmuesi belg nuk është se ka pasur një sezon pozitiv prej që është kthyer tek Zikaltërit që nga huazimi në këtë skuadër në verën e kaluar, ku ka vuajtur si për fitnes ashtu edhe për formë pas një viti të vështirë që pati në Londrën Perëndimore. 

Lukaku me në fund ka filluar ta gjejë veten këtë sezon dhe shënoi gol krucial në fitoren e Interit prej 1-0 në Ligën e Kampionëve kundër Portos, duke i dhënë skuadrës një mundësi të mirë që ata të kalojnë në çerekfinale. 

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, Interi do të ulet me Chelsea në muajt në vazhdim për të diskutuar një marrëveshje të re për Lukaku. Marrëveshja e mëparshme për klubin milanez rreth 20 milionë euro, që ndahet për huazimin dhe pagën, kurse ata duan t’i ulin shpenzimet në të dy frontet. 

Një person i cili mund të luajë rol kyç në këto bisedime për Zikaltërit është Jay Z. Reperi ka themeluar agjencinë e talenteve Roc Nation më 2008 dhe ka një lidhje të ngushtë me pronarin e Chelseat Tod Boehly. 

Gjatë këtyre viteve, Roc Nation ka dërguar apo ka marrë top futbollistë nga skuadrat e Boehlyt si LA Dodgers, skuadrën e MLB-së dhe ata madje kanë një partneritet biznesi së bashku. Çifti kanë investuar miliona në “Fanatics”, veshje sportive që po ashtu funksionon me NFT-së dhe baste, që vlen rreth 18 miliardë. 

Në krahasim, pastaj, shifrat që kanë të bëjnë një marrëveshje për Lukaku duket pothuajse irelevant, duke i dhënë Interit një përforcim të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat