Federata dënon Arsenalin dhe City

Futboll

Federata dënon Arsenalin dhe City

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 19:33

FA ka konfirmuar se Arsenali dhe City kanë marrë një dënim të kombinuar prej 140 mijë funtesh pasi që kanë dështuar t’i kontrollojnë futbollistët e tyre më 15 shkurt 

Flakadanët shpërthyen dhe ishin aty për të eksploduar në mes të dy skuadrave pretendente për titull në Premier Ligë. Futbollistët e të dyja skuadrave rrethuan gjyqtarin Anthony Taylor dhe zyrtarët e tij disa herë gjatë ndeshjes derisa City u largua nga Emirates me tri pikë pas fitores 3-1. 

“Arsenali dhe Manchester City janë dënuar nga Komisioni i Pavarur i Rregullave pasi që futbollistët e tyre rrethuan disa herë zyrtarët e ndeshjes gjatë ndeshjes së të mërkurës më 15 shkurt në Premier Ligë”, thuhet në deklaratën e FA. 

“Arsenali është dënuar me 65 000 funte pasi që klubi ka pranuar që ka dështuar që lojtarët e tyre të sillen mirë dhe me rregulla gjatë minutës së 56-të te ndeshjes. 

Ata po ashtu janë dënuar edhe me 20 mijë funta të tjera për një thyerje që kishte ndodhur në një ndeshje tjetër, atë të FA Cup kundër Oxford United më 9 janar. 

“City, në anën tjetër është dënuar me 75 mijë funte ‘pasi klubi ka pranuar që ka dështuar që ‘i disiplinoi lojtarët ku ata u sillën keq në dy raste, atë të minutës 42 dhe 64”. 

Tensionet u panë në një ndeshje magjepsëse futbolli që mendohet se do të jetë kruciale në garën për titull në Premier Ligë. Arsenali është në krye të ligës, por ata lëshuan pikë papritur edhe ndaj Evertonit edhe ndaj Brentfordit në dy ndeshjet e tyre para kësaj, duke bërë që City të zvogëlojë epërsinë e pikëve dhe për një moment ishin të parët në tabelë. 

Topçinjtë u kthyen me një fitore kundër Aston Villas vikendin e kaluar, por ishin City që lëshuan pikë kundër Nottingham Forest duke mos kryer detyrën e tyre të punës në Londër. 

Dy skuadrat do të luajnë përsëri në Premier Ligë këtë sezon, duke luajtur në Etihad në fund të prillit e që pritet po ashtu të jetë një ndeshje kruciale në garën për titull të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat