Graham Potter mendon se problemi i Chelsea janë ndeshjet “para-sezonale”

Futboll

Graham Potter mendon se problemi i Chelsea janë ndeshjet “para-sezonale”

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 20:28
Graham Potter

Graham Potter ka synuar një analizë te paraardhësit të tij, Thomas Tuchel duke thënë që Chelsea ka pasur një “sezon të keq parasezonal” në verën e vitit 2022 

Blutë shkuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të filluar një sezon të ri të Premier Ligës, por një pengesë u shfaq gjatë shtatorit që rezultoi me largimin e fituesit të Ligës së Kampionëve, Tuchel. Potter, eci pak më mirë gjatë kohës sa drejtoi skuadrën e Stamford Bridge, por që kanë dërguar tek pyetje jo të këndshme për të ardhmen e tij, por ai është duke i bërë analizat në Londrën perëndimore duke thënë që ende është duke riparuar dëmtimet që janë bërë nga ata të cilët ishin para tij. 

Potter i tha gazetarëve kur u pyet për situatën e tij, derisa ka fituar vetëm 9 ndeshje nga 25 sa ka luajtur. “Është më të vërtetë. Thashë para disa dite që kjo është puna më e vështirë në futboll dhe ka arsye për këtë. Duke folur me disa futbollist me përvojë, ata me kanë thënë që kishin sezonin parapërgaditor më të keq ndonjëherë. Në pikëpamje organizative, turneu nuk ka funksionuar mirë siç ata kanë dashur. Nuk isha aty kështu që nuk mund të flas. Mendoj që ne kemi bërë progres, por pjesa e parë kundër Southampton ishte nën pritjet tona. Qielli mund të bier. Këto janë disa fakte. Fakte të papërshtatshëm, por kjo është situata”, tha ai. 

Potter dhe skuadra e tij e shtrenjtë kanë testuar përtej limiteve bazën e tifozëve lojal të klubit, me ata që janë në drejtim të skuadrës që po përballen me kritika të ashpra. “Tifozëve, me të drejtë, janë të mërzitur për shkak se ne humbëm në shtëpi ndaj Southampton. Tifozët kujdesen, kur ata janë të zhgënjyer frustrimi i tyre dihet. Nuk ka asgjë që mund të themi për tifozët – nëse ata janë kundër neve – me ne. Zgjidhja është që ne duhet të fitojmë ndeshje futbolli. Rezultatet nuk janë të mjaftueshme, humbja 1-0 ndaj Southampton nuk ishin mjaftueshëm mirë, ata kanë të drejtë të zemërohen”, ka thënë ai. 

Derisa me Chelsean është bërë shaka shumë këtë sezon, Potter pohon se “gjithmonë ka pasur mbështetje” nga bordi i tij ku ai ka “qenë nën presion për katër muaj” dhe ka filluar të mësohet të “veprojë” të mësohet në të qenit nën qendrën e vëmendjes – me derbin krucial që ata do ta luajnë kundër Tottenham

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat