Ja si e arsyeton vonesën në konferencë trajneri i Chelsea

Futboll

Ja si e arsyeton vonesën në konferencë trajneri i Chelsea

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 20:51
Graham Potter

Graham Potter është dukur me humor të mirë pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e tij në Chelsea, duke bërë humor se ai ishte në një “takim krize”. 

Derisa situata kaotike vazhdon në Chelsea, me klubin që është duke kaluar kohë të keqe në këtë Vit të Ri, presioni vazhdon të grumbullohet tek trajneri Graham Potter nga jashtë. Megjithatë, pavarësisht formës së dobët, Potter ishte në shpirt të lartë pasi që ai arriti vonë në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Tottenham në vikend. 

“Me vjen keq që jam vonë… sapo dola nga një mbledhje krize!”, tha Potter me humor duke shpjeguar vonimin e tij me një buzëqeshje të ngrohtë në fytyrë. 

Me vetëm një fitore deri me tani më 2023 dhe me vetëm një gol të shënuar në pesë ndeshjet e fundit – barazimin 1-1 me West Ham – Chelsea po vuan seriozisht që të adaptohet pas shumë prurjeve të reja në skuadër. Ptter mori skuadrën nga Thomas Tuchel shtatorin e vitit të kaluar, por që nga ajo kohë u ngarkua që të ndërtonte një skuadër fituese, ndërkohë që ka një skuadër shumë të madhe që ka shpenzuar pa kontroll në blerje të reja në janar.

Ata janë në vendin e 10-të në Premier Ligë, 11 pikë më pak se vendi i katër Tottenham dhe duhet që ta kthejnë rezultatin pasi që humbën 1-0 nga Dortmund në 1/8-ën e finales në Ligën e Kampionëve, ku humbën ndeshjen e parë në Gjermani. 

Forma e tyre shqetësuese ka rezultuar me shumë thirrje të tifozëve që Potter të shkarkohet pasi që nuk e duron presionin, derisa një raport më herët në këtë javë thotë se ai ka qenë pjesë e një mbledhje krize me bordin kur është folur për të ardhmen e tij. 

Nuk do të jetë lehtë për Blutë, të cilët përballen të dielën me rivalët e tyre Spurs. Një humbje në stadiumin Tottenham Hotspur bënë që ata të kanë 14 pikë më pak se vendi i katër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat