Martinez ktheu sezonin në dobi të United

Futboll

Martinez ktheu sezonin në dobi të United

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 21:54
Martinez e Fernandes

Bruno Fernandes beson që fitorja e Manchester United kundër Liverpool – ndërhyrjet e para të Lisandro Martinez – vendosën ritmin për ta ringjallur sezonin e tyre

Fitorja kundër Barcelonës bëri që United ta siguronte një vend të tyre në 1/8-ën e finales në Europa Ligë, por po ashtu ishte një shtytje e tyre mentale para se ata të përballen në Carabao Cup kundër Newcastle, në një javë të madhe për klubin.

Skuadra e Erik ten Hag bëri që ata të duken më mirë javë pas jave pas një fillimi të ngadaltë, për të cilën gjë Fernandes beson që filloi me fitoren e tyre kundër Liverpoolit në gusht.

“Mendoj që kthesa në këtë sezon u bë në ndeshjen kundër Liverpoolit”, shpjegoi ai në një intervistë me Sky Sports.

“Atmosfera ishte gumëzhitëse. Mendoj që ndërhyrja e parë e Lichas (Lisandro Martinez) bëri që tifozët ta kenë ndjenjën që aty se tani do të jetë momenti i jonë.

Kjo duhet të jetë pika e jonë e kthesës, që ne luajtëm një ndeshje ku fitorja do t’i ndryshonte gjërat”.

“Mendoj se nga ajo ndeshje ne bëmë një ndeshje deri me City – natyrisht ne kishim rezultate të këqija. Por, pas kësaj ishte e pabesueshme deri në takimin tonë me Arsenalin”.

Fernandes ka qenë kapiten i United shumicën e këtij sezon me kapitenin e klubit Harry Maguire kishte një rol të reduktuar nga bankina.

Para ndeshjes me Liverpoolin, United humbi ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Brightonit dhe u deklasuan me rezultat 4-0 ndaj Brentfordit, duke bërë që për shumë të këtë frikë se sezoni do të ishte i keq kundër rivalëve të tyre.

Megjithatë, fitorja e tyre kundër Reds – ku Martinez pati një ndeshje të mirë – ishte katalizator për Ten Hag, i cili vulosi autoritetin e tij në klub.

Paraqitjet u përmirësuan dhe United fitoi gjashtë ndeshje rresht para se të mposhtej 6-3 nga Manchester City.

Që nga ajo humbje, skuadra e Ten Hag vazhdoi të përmirësohet dhe tani ka një fitore në shtëpi kundër City, Liverpool, Arsenal, Tottenham dhe Barcelona këtë sezon, derisa po hynë gradualisht në garë për titull në Premier Ligë.

Fernandes ka mundësi që ta marrë një trofe në United me një fitore ndaj Newcastle të dielën në Wembley në Carabao Cup. Ten Hag, megjithatë, e ka bërë të qartë që Carabao Cup nuk ishte një trofe që ai e kishte paraparë ta fitonte këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat