I thotë lamtumirë futbollit, shpjegon dhe arsyen

Futboll

I thotë lamtumirë futbollit, shpjegon dhe arsyen

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 22:12
Sven-Goran Eriksson

Trajneri suedez, Eriksson, ish-i Lazios,, Romës, Benfikës, Manchester City-t etj., (kampion i Italisë në vitin 2000 me Lazion), në një deklaratë të shkurtër në faqen e klubit të tij aktual, Karlstad Football Club, shpjegoi se ka vendosur të tërhiqet nga futbolli (kuptohet, si trajner) dhe se arsyeja është për shkak të gjendjes së tij shëndetësore:

“Unë, Sven-Goran Eriksson, për momentin kam vendosur të reduktoj paraqitjet e mia publike për shkak të problemeve shëndetësore.

Jam i përqendruar, për momentin, te shëndeti dhe familja ime, ndaj e kam kufizuar përfshirjen me Karlstadin.

Do të doja të falënderoja komunitetin e gjerë të futbollit dhe miqtë, për mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre dhe për faktin se po respektojnë privatësinë time.

Dëshira ime është të fokusohem në shëndetin tim dhe familjen time".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat