Ferizaj dhe Drita kërkojnë vetëm fitoren, formacionet zyrtare

Futboll

Ferizaj dhe Drita kërkojnë vetëm fitoren, formacionet zyrtare

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 12:25
Ferizaj në stërvitje

Ferizaj dhe Drita përballen në kuadër të xhiros së 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Është një duel i dy skuadrave që janë në formë, por që kanë objektiva krejtësisht të kundërta.

Ferizaj synon t’i shmanget rënies nga elita e futbollit kosovar, derisa Drita po kërkon ta rikthejë titullin e kampionit në qytetin e Gjilanit.

Është duel tejet interesant me dy skuadrat që kërkojnë vetëm fitoren për të qenë sa më afër objektivave.

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Jovanovski, Bardhi, Halili, Hyseni, Avdulli, Islami, Shabani, Krasniqi, Gligorov, Sadriu, Panadic.

Drita: Maloku, Limani, Agyare, Bardhoku, Blakçori, Broja, Namani, Baftiu, Selmani, Tahiri, Ajzeraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat