Arsenali kthejnë “sytë” nga Barella

Futboll

Arsenali kthejnë “sytë” nga Barella

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 16:21
Barella

Arsenali kthejnë “sytë” nga Barella!

Prej kohësh tashmë “topçinjtë” e Arsenal kërkojnë ta përforcojnë mesfushën e tyre mes lojtarë të rinj e super të talentuar, që mund t’i ndihmojnë “londinezët” të ngjiten sërish në “majat” e futbollit botëror.

Si “bashkëpuntor” i ri i kapitenit Martin Odegaard shihet një italian dhe ai është “truri” i mesfushës së Inter, Nicolo Barella. Megjithatë italiani e ka mendjen diku tjetër teksa sezonin tjetër është një ndër pretendentët kryesor për të marrë shiritin e kapitenit te “zikaltrit”.

Në rast se merkato e verës shkon për Interin ashtu siç është parashikuar me largimin e Milan Skriniar, Samir Handanoviq, Danilo D’Ambrosio dhe Marcel Brozoviq atëherë skuadra nga Milano nuk mund t’i lejonte vetes një largim të një lojtari “kyç” nga klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat