Simeone në prag të derbit me Realin

Futboll

Simeone në prag të derbit me Realin

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 17:00
Simeone

Trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone, gjithashtu ka dalë në konferencën për shtyp para derbit kundër Realit.

Ai ka nënvizuar se objektivi i skuadrës së tij në këtë sezon gati të dështuar mbetet sigurimi i një vendi që të çon në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

“Derbi është një ndeshje e veçantë dhe ne duam të bëjmë më të mirën për të fituar.

Ky sezon ka qenë me mjaft ulje-ngritje, por pavarësisht se jemi jashtë kupave të Europës dhe në Kupën e Mbretit, përsëri kemi objektiva të rëndësishëm përpara.

Nuk duhet të harrojmë se nga vijmë dhe ku duam të shkojmë. Objektivi është i qartë, të sigurojmë një vend në Ligën e Kampioneve.

Një vend në Champions në sezonin e ardhshëm duket pak gjë, por kjo nuk duhet nënvlerësuar aspak.

Liga e Kampioneve është prestigj dhe përfitime financiare për klubin.

Ndaj duhet të luftojmë për çdo pikë, sepse gara do të jetë e ashpër deri në fund”, tha Simeone.

Trajneri i Atletikos ka komentuar dhe për gjyqtarin e takimit, Gil Manzano.

“Kemi pasur probleme me gjykimin në derbi, por Manzano besoj se është gjyqtari i duhur për një takim si ky”, tha Çolo Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat